Jurrien Timber do të mungojë në Kupën e Botës 2026 për shkak të një dëmtimi në zonën e ijës, ka konfirmuar zyrtarisht Federata e Futbollit të Holandës.
Mbrojtësi holandez u detyrua të tërhiqet nga grumbullimi pas problemeve fizike që i pamundësojnë pjesëmarrjen në turneun më të madh të futbollit botëror, vetëm pak ditë para nisjes së kompeticionit, shkruan Arbresh.info.
Sipas njoftimit, gjendja e tij nuk është përmirësuar mjaftueshëm për të marrë pjesë në fazën përgatitore, duke bërë që stafi teknik të marrë vendimin përfundimtar për largimin e tij nga skuadra.
Si pasojë, selektori i Holandës ka thirrur në vend të tij Lutsharel Geertruida, i cili do t’i bashkohet menjëherë ekipit për përgatitjet finale para Botërorit.
Timber konsiderohej një nga elementët e rëndësishëm në mbrojtjen e Holandës dhe mungesa e tij shihet si një goditje e madhe për ambiciet e skuadrës në këtë turne.
Futbollisti ka qenë i dëmtuar që nga marsi i këtij viti, kur pësoi në ndeshjen me Evertonit, dhe që nga ajo luajti vetëm një ndeshje atë të Ligës së Kampionëve, plot 54 minuta.
Para nisjes së Botërorit, Holanda luan sonte ndeshje miqësore ndaj Uzbekistanit.
Derisa në Botëror luan me data 14 qershor ndaj Japonisë. Përvec këtyre dy kombëtareve në kuadër të grupit F, janë edhe Suedia e Tunisia./Arbresh.info
Konferenca Ipeshkvore reagon për protestat kundër projektit ...
DnV: Zgjedhjet e 7 qershorit u zhvilluan në përputhje me sta...
OSBE përgëzon Kosovën për 7 qershorin: Partitë ta zgjedhin p...
Kryeministri kroat uron Kurtin për rezultatin e zgjedhjeve: ...
Osmani në CNN: Pa institucione të themeluara shpejt, ëndrra ...
Agim Ademi niset drejt SHBA-së, i ftuar nga FIFA për Kupën e...