Ministria e Arsimit dhe Shkencës njoftoi se është bërë pagesa për bursat e qershorit për nxnësit e shkollave të mesme dhe studentët.
“Të gjithë shfrytëzuesit e bursave që i ndan MASH për nxënësit e shkollave të mesme, studentët të regjistruar në studime deridiplomike si dhe studentët e regjistruar në universitetet më të mira sipas Listës së Shangait, në xhirollogaritë e tyre e kanë bursën e qershorit”, thonë nga MASH.
Ata shtojnë se praktika e vazhdueshme e pagesës mujore për studentët dhe nxënësit u vendos gjatë vitit 2021 dhe do të vazhdojë edhe në periudhën e ardhshme si motiv dhe mbështetje për nxënësit dhe studentët në procesin e edukimit të tyre.
Kurti: Do të bisedojmë, takojmë e bashkëpunojmë me të gjitha...
Konjufca në tubimin e VV-së: Urime Qeveria Kurti 4
Vjosa Osmani: VV-ja s’ka asnjë arsye që ta refuzojë emrin ti...
Përfundon numërimi i votave në Prishtinë, LVV 48,90 %, LDK 2...
Haradinaj: Kur sovrani flet, të tjerët heshtin
Një 18-vjeçar vritet në Gjakovë, dy të tjerë të lënduar