Nëntë projekte për gjashtë rajone do të nënshkruhen sot me rastin e 25-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Japonisë dhe Maqedonisë së Veriut.
Në ceremoninë e nënshkrimit të grant marrëveshjeve do të marrë pjesë ambasadorja japoneze Keiko Haneda dhe nëntë drejtorë të institucioneve fitues të granteve, ministrave të Shëndetësisë, Arsimit, Vetëqeverisjes Lokale, Venko Filipçe, Arbër Ademi, Suhejl Fazliu dhe zëvendësministrit të Punës dhe Politikës Sociale, Gjonul Bajraktar.
Në pritjen me rastin e 25-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike fjalim do të mbajnë ambasadorja Haneda dhe shefi i diplomacisë, Nikolla Dimitrov, ndërsa do të publikohen edhe fituesit e granteve për ndihmën për këtë vit.
Maqedonia dhe Japonia para 25 vitesh i vendosën marrëdhëniet diplomatike. Ambasada e Maqedonisë së Veriut në Japoni është hapur në maj të vitit 2013, ajo japoneze në vend në janar të vitit 2017. Keiko Haneda, e cila mbi një vit ambasadore rezidente e Japonisë është në vend./telegrafi
Tensione në Hormuz, Irani paralajmëron forcat e huaja të lar...
Top 10 kombëtaret më të vlefshme në Kupën e Botës
Nis projekti për modernizimin e rrugës Arllat–Malishevë, nda...
E kryer, Vedat Muriqi i bashkohet Fenerbahçes
Rama mbron projektet në Sazan dhe Zvërnec: Patriotizmi nuk m...
E konfirmon Benfica, Mourinho rikthehet tek Real Madridi