Viti shkollor do të fillojë më 1 tetor, njoftoi sot në konferencën për shtyp mandatari për kryeministër Zoran Zaev, i cili paralajmëroi edhe ndryshime ligjore në arsim.
“Fillimi i vitit shkollor do të jetë në ditën e parë të tetorit, do të fillojë me zgjedhjen e disa prej fëmijëve për të cilët duhet t’i mësojmë, mësimi në online është një koncept për të gjithë, tha Zaev.
E them këtë në mënyrë që qytetarët të dinë që ne kemi një plan të plotë me analiza që procesi arsimor të rrjedhë dhe të mbrojë shëndetin e tyre.
“Pasojnë edhe ndryshimet ligjore. Ministri Ademi tha për 15 shtator, por viti shkollor nuk fillon as më një shtator. Për shkak të protokolleve shëndetësore, fillimi do të jetë më 1 tetor”, tha Zaev.
KFOR kryen patrullime në disa komuna të Kosovës: Këto aktivi...
U hodh molotov e gaz lotsjellës, përfundon protesta e PD’së ...
Presidentja takohet me mërgatën në Zvicër
Kishin urdhërarrest aktiv, kapen të dyshuarit nga policia në...
The Geopost: Policia sekuestron 156 kilogramë eksploziv në Z...
Kurti bashkëbisedoi me studentë ndërkombëtarë të programit e...