Jetëgjatësia mesatare e popullsisë në Shqipëri është më e lartë në zonat jugore të vendit. Sipas të dahënave të publikuara nga Eurostat, gratë shqiptare jetojnë mesatarisht 82.5 vite, rreth katër vite më shumë se burrat, të cilët kanë një jetëgjatësi mesatare prej 78.6 vitesh.
Të dhënat tregojnë se rajonet jugore dhe qendrore kanë jetëgjatësinë më të lartë në vend. Në jug ajo arrin në 80.77 vite, ndërsa në zonat qendrore është pothuajse e njëjtë, me 80.74 vite. Ndërkohë, veriu i Shqipërisë regjistron jetëgjatësinë më të ulët, me një mesatare prej 79.2 vitesh.
Në përgjithësi, jetëgjatësia mesatare e shqiptarëve është 80.5 vite, rreth një vit më pak se mesatarja e Bashkimit Evropian, e cila llogaritet 81.5 vite.
Sipas Eurostat, jetëgjatësia në Evropë pësoi rënie gjatë viteve 2020 (80.4 vite) dhe 2021 (80.1 vite) për shkak të pandemisë së COVID-19, por më pas u rikuperua dhe tashmë ka arritur nivele më të larta se në vitin 2019, kur ishte 81.3 vite.
Në nivel rajonal në Evropë, katër rajone kanë arritur një jetëgjatësi prej 85 vite ose më shumë: rajoni i Madridit në Spanjë (85.7 vite), rajonet italiane Trento dhe Bolzano, si dhe Stokholmi në Suedi (85.0 vite) raporton Tv Klan.
Vrasja në Gjakovë, prokuroria kërkon 30 ditë paraburgim ndaj...
U kap me 100 gramë drogë në Morinë nga policia e Shqipërisë,...
FSHF zbulon programin e Kombëtares nga shpallja e listës der...
Ulutash takohet me zëvendëskomandantin e Korpusit të NATO-s ...
Rafael Leao shpërthen në rrjetet sociale, Milan mendon për s...
Gjermania ashpërson kontrollin ndaj çmimeve të karburanteve