“Rezultatet e analizave që janë bërë në laboratorin e ASHAM kanë treguar se tek ne nuk ka mutacion të coronavirusit, të ngjashëm me variantin që u shfaq në Britani të Madhe”.
Këtë sot në konferencë për shtyp e tha ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe. Ai shtoi se sëmundja COVID-19 është ende e pranishme në vend dhe akoma nuk është koha për të zbutur masat.
“Megjithëse numri i personave të infektuar rishtazi po bie, ne ende duhet të jemi të kujdesshëm, sepse tani shkollat kanë filluar të funksionojnë përsëri. Të gjitha masat e mbrojtjes mbeten. Javën e ardhshme do të analizojmë situatën dhe bazuar në atë do të sjellim masa dhe rekomandime të tjera”, tha Filipçe.
Ai foli edhe për vonesat e arritjes së vaksinave në vend, ku tha se arsyeja është presioni që po i bëhet kompanisë Pfizer nga të gjitha vendet.
“Mendoj se ne këtu shumë mirë mund ta zhvillojmë procesin e imunizimit, dhe falënderojë për ftesën, por ne do të mbetemi këtu për t`i vaksinuar qytetarët tanë me prioritet siç janë definuar grupet”, tha Filipçe./Telegrafi/
Trump: Armëpushimi me Iranin skadon të mërkurën, zgjatja `sh...
Drita rikthehet në elitën e basketbollit kosovar, mposht Pri...
Zulfaj: I kemi votat për president, vetëm duhet pjesëmarrja ...
Ushtria amerikane pretendon se ka devijuar 27 anije nga bllo...
Rreziku nga lëndët plasëse,Komisioni për Siguri shqyrton pro...
Rama ndan video nga takimi me Presidentin e Emirateve të Bas...