Vende të tjera të rajonit, deri tani nuk kanë marrë ndonjë qëndrim zyrtar lidhur me çështjen, që kur Kancelarja gjermane Angela Merkel u shpreh këtë fundjavë se eksporte të tilla drejt mbretërisë së gjirit duhen pezulluar, për sa kohë vazhdon të ketë pyetje pa përgjigje që rrethojnë vdekjen e reporterit, transmeton tch.
Përpara deklaratës së Merkelit, edhe politikanë të tjerë në zë gjermanë kishin kërkuar ndërmarrjen e një lëvizjeje të tillë. Ministria e Jashtme kroate pohoi për “BIRN” se, Zagrebi është duke e diskutuar çështjen me partnerët e saj në Bashkimin Europian, e citoi për këtë shefen e diplomacisë europiane, Federica Mogherini, ndërsa konfirmonte angazhimin e bllokut për lirinë e shtypit dhe mbrojtjen e gazetarëve.
Mali i Zi po ashtu, edhe pse nuk është anëtar i Bashkimit Europian, e bëri të qartë se i mbështet plotësisht pozicionet e Brukselit lidhur me politikën ndaj vendeve të treta në këtë zonë, përfshirë këtu kufizimet dhe sanksionet.
Ndërkohë nuk ka një reagim nga vendet e tjera ballkanike, të cilat llogaritet të kenë fituar sasi të mëdha parash nga eksporti i armëve në Arabinë Saudite gjatë 5 viteve të fundit. Të dhënat zyrtare tregojnë se në vitin 2016, Serbia, Mali i Zi, Bosnje-Hercegovina, Shqipëria dhe Maqedonia u shitën sauditëve armë dhe municione për një shumë që mbërrin në total 118 milionë euro.
Ylli fiton ndeshjen dramatike ndaj Borës dhe forcon pozitën ...
Arrestohet shtetasi serb për dhënie ryshfeti në Bërnjak
Kriza globale e naftës, Pakistani lehtëson qytetarët, ul çmi...
Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, dy persona të lëndu...
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës