Shefja e diplomacisë evropiane, Federica Mogherini në Ballkan është në mision të vështirë nga ajo që çoi deri te marrëveshja nukleare ndërmjet Iranit dhe SHBA-ve, ka deklaruare ish-ministri britanik për Evropë dhe Ballkan Denis MacShane.
Ai ka theksuar se rajoni edhe pas 20 vjetësh, që nga vrasja më e keqe masive e civilëve të pafajshëm në Srebrenicë, është pjesa më problematike e Evropës.
MacShane, i cili rregullisht qëndron në Ballkan, thotë se ministrat e Punëve të Jashtme dhe liderët e vendeve të mëdha evropiane gradualisht kanë humbur interesin që t’i ndihmojnë rajonit që të gjejë mënyrën për dalje nga konfliktet afatgjate.
Ndryshe, shefja e diplomacisë evropiane Frederica Mogherini ndodhet për vizitë në Ballkanin Perëndimor, gjatë të cilit sot do të vizitojë Serbinë dhe Shqipërinë, ndërsa nesër do të qëndrojë për vizitë edhe në Kosovë. Dje diplomatja italiane ka vizituar Maqedoninë.
Kurti: Do të bisedojmë, takojmë e bashkëpunojmë me të gjitha...
Konjufca në tubimin e VV-së: Urime Qeveria Kurti 4
Vjosa Osmani: VV-ja s’ka asnjë arsye që ta refuzojë emrin ti...
Përfundon numërimi i votave në Prishtinë, LVV 48,90 %, LDK 2...
Haradinaj: Kur sovrani flet, të tjerët heshtin
Një 18-vjeçar vritet në Gjakovë, dy të tjerë të lënduar