Nëpërmjet një njoftimi të partisë maqedonase në pushtet thuhet se “kandidatja e Hristijan Mickoskit, Gordana Siljanovska ka ikur të përgjigjet në pyetjet nga qytetarët, të parashtruara në ‘Facebook’ faqen e AIM”.
“Kjo është edhe një ikje e Siljanovskës nga qytetarët që kur më herët ka refuzuar ballafaqim me gazetarët e TV Telma në emisionin ‘Zheshko stollçe’”, kumtojnë nga LSDM, njofton Telegrafi Maqedoni.
Sipas tyre, Siljanovska nuk i respekton qytetarët, nuk e respekton opinionin dhe nuk i respekton mediat dhe gazetarët.
“Siljanovska vazhdimisht ikën nga populli për të cilën thoshte se nuk e njeh. Me këtë Siljanovska konfirmoi se nuk ka dinjitet për funksionin në të cilën kandidon”, thonë nga LSMM.
Ata shtojnë se qytetarët nuk do lejojnë personalitet që nuk i respekton dhe ikën nga pyetjet e tyre, dhe personalitet që nuk i respekton gazetarët dhe mediat që të mbesë në krye të shtetit./Telegrafi/
Trump: Jemi afër një marrëveshje me Iranin
Vranësira dhe reshje shiu, moti sot në Shqipëri
Homazhe për 28-vjetorin e rënies së Heroit të Kombit Bahri F...
Kurti dhe Basha sot marrin pjesë në nisjen e punimeve për rr...
Sot mbahet seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Moti sot me diell dhe vranësira