Partia maqedonase në pushtet LSDM, përmes një komunikate për media thekson se qeveria e tanishme menaxhon në mënyrë transparente dhe të ndërgjegjshme me paratë e qytetarëve të vendit.
Nga kjo parti thonë se kanë dallim të madh me qeverinë e kaluar, e cila sipas kësaj partie, ka bërë harxhime joproduktive dhe të kota, njofton Telegrafi Maqedoni.
Me promovimin e platformës për harxhimet financiare të zyrtarëve shtetëror, qeveria e udhëhequr nga LSDM ka vërtetuar dhënien e angazhimit të përgjegjësisë, ndershmërisë dhe transparencës me menaxhimin e parave të qytetarëve. Për herë të parë në historinë e Republikës së Maqedonisë, qeveria e udhëhequr nga LSDM me vetëinciativë dhe në mënyrë të hapur, në mënyrë transparente i vendosi nën hetim dhe lupë harxhimet publike të funksionarëve”, thonë nga LSDM.
Ata shtojnë se nëpërmjet programit të ri i gjithë opinioni mundet të vërej dallimin në mes përgjegjësisë dhe transparencës me drejtimin e financave nga qeveria e udhëhequr nga LSDM dhe shpenzimet e parave të qytetarëve nga ana e OBRM-PDUKM-së.
“Nikolla Gruevski si kryeministër ka harxhuar 5,183,102 denarë, apo afërsishtë dy herë më shumë se qeveria e Zoran Zaev në gjashtë maujt e parë, apo 2,918,531 denarë. Kështu pra mund të shikojmë dallimin e harxhimeve zyrtare, të zyrtarëve që mbajnë funksione publike”, shtojnë nga LSDM./Telegrafi/
Bajrami akuzon Muratin për shkelje penale pas 27 marsit, kër...
Ramadani: Nëse vazhdohet njëjtë, Kosova kolapson më 4 prill ...
Aksident i rëndë trafiku në rrugën Prishtinë – Fushë K...
Aeroportet e Moskës u mbyllën përkohësisht pas sulmeve me dr...
Aksioni për lirimin e hapësirave, Rama ndan pamjet nga Tiran...
Diskualifikohet garuesi kosovar në Mal të Zi pasi bëri simbo...