LSDM konsideron se nuk duhet të ketë tubime publike gjatë kohës së fushatës dhe se ata si parti nuk do të organizojnë tubime.
“Në pjesën e fushatës dhe paraqitjes së kandidatëve dhe programit, përqendrimi më i madh do të vendoset te paraqitja mediale, online-video ngjarje dhe lloj tjetër i komunikimit digjital. LSDM konsideron se mund ta shqyrtojë vetëm mundësinë e organizimit të takimeve të vogla në kushte të rrepte, sipas protokolleve të insitutcioneve shëndetësore”, shprehen nga LSDM, njofton Telegrafi Maqedoni.
Një vendim i tillë vjen menjëherë pasi ministri Venko Filipçe paraqiti protokollin për procesin zgjedhor i përgatitur nga Komisioni për Sëmundje Infektive.
Në protokoll rekomandohet respektimi i masave për mbrojtje si mbajtja e largësisë trupore, mbajtja e maskave apo mbulesës në gojë dhe hundë dhe dezinfektimi i duarve.
Në tubime rekomandohet numër i kufizuar në mënyrë që të mbahet largësia trupore dhe të mos ketë shumë persona në një hapësirë të vetme./Telegrafi/
Parashikimi i motit për ditën e martë, temperatura arrin 29 ...
Kandidati për president të Realit, Riquelme befason: Kemi në...
Kurti takon banorët e fshatit Panorc: Malisheva, qendër e in...
Mourinho tani do t’i kushtojë 15 milionë euro
Qeveria iraniane vendos t’i japë fund ndërprerjes së i...
Tetë gjëra që na sikletosin në shtëpinë e dikujt tjetër