Partia maqedonase në pushtet LSDM, e ka akuzuar Hristijan Mickoskin për tentim për të bllokuar punën e Kuvendit dhe bashkëpunim me struktura në Bullgari.
LSDM kërkon nga Mickoski që të dalë publikisht dhe të sqarohet për këto çështje.
“Kush ia dha informacionin në lidhje me copëzimin e pretenduar të shtetit? Pse nuk e raportoi atë në institucionet kompetente? Për cilat struktura në Bullgari dhe për çfarë qëllimesh punon Mickoski? Mickoski të dalë në publik dhe të përgjigjet, të mos presë që dikush tjetër të flasë për punën e tij tinëzare”.
“Atdheu ynë është i tërë dhe mbetet i tërë. Mickoski është një rrezik për shtetin dhe qytetarët. Mickoski dhe OBRM-PDUKM vazhdimisht bllokojnë, bllokojnë luftën kundër koronavirusit, bllokojnë punën e Kuvendit, bllokojnë përparimin drejt NATO-s, luftën kundër krimit dhe korrupsionit”, thonë nga LSDM./Telegrafi/
Punëtorët e KEK-ut do të marrin 400 euro bonus
Guerot: Bllokimi i Kuvendit po e dëmton Kosovën
Grealish kërkohet nga kampioni i Italisë
Dyshohet se qëlloi me armë zjarri në ajër, shpallet në kërki...
Irani takohet me diplomatë evropianë për bisedime të reja bë...
Aktakuzë kundër tre persona për vrasje të rëndë në tentativë...