VMRO-DPMNE kundër propozim-ligjit për letërnjoftme. Deputetët e partisë se Hristijan Mickovski janë shprehur kundër propozimit të Lëvizjes BESA, që në letërnjoftime të shkruajë edhe përkatësia etnike, konkretisht fjala “shqiptar/e” të jetë në grafë speciale për përkatësinë etnike, shkruan gazeta KOHA. Në BESA shprehen se nuk kanë pritur nga VMRO që të prononcohen kundër propozim-ligjit.
Megjithatë, kryetari i Parlamentit, Talat Xhaferi e ka refuzuar propozimin e VMRO-së që propozim-ligji për letërnjoftimet të hiqet nga rendi i ditës.
Akoma nuk dihet nëse ky propozim-ligj do të votohet me procedurë të shkurtër apo me procedurë të rregullt, siç edhe është propozuar paraprakisht nga BESA dhe LSDM. Iniciativës të BESËS i janë bashkangjitur edhe deputetët e pakicave, si Partia e tuqrve, serbëve dhe të tjerë.
Propozim-ligjin për letërnjoftime pritet ta votojnë deputetët e LSDM-së, BDI-së, BESËS dhe ASH.
Pacolli shpreh ngushëllime për ndarjen nga jeta të nxënësit ...
E rëndë në Itali, rrëzohet një avion, një i vdekur dhe një i...
Skandaloze, nxënësit e klasës së pestë të shkollës “Ismail Q...
Parashikimi i motit për nesër: Me vranësira dhe intervale me...
“Erdhi pa shenja jete”, QKUK jep detaje rreth vdekjes së nxë...
Balla ngushëllon familjarët e viktimave të aksidentit në Rum...