Në seancën e 12-të parlamentare të planifikuar për 4 shtator, deputetët do të diskutojë propozimin për zgjedhjen e Prokurorit Publik të Maqedonisë. Propozimin në Kuvend e parashtroi Qeveria pas seancës të martën.
Qeveria i propozon Kuvendit emërimin e prokurorit të ri duke pasur parasysh shkarkimin e Marko Zvërleskit më 17 gusht.
Sipas Nenit 41 të Ligjit për Prokurorinë Publike, Kuvendi me propozimin e Qeverisë e shpall emërimin e Prokurorit Publik të Republikës në “Gazetën Zyrtare” dhe në të paktën dy gazeta ditore nga të cilat një prej gazetave të botuara në gjuhën flitet nga së paku 20 për qind e qytetarëve.
Afati i fundit për kandidatët është 15 ditë nga publikimi i njoftimit në “Gazetën zyrtare”.
Këshilli i Prokurorëve Publikë, megjithatë, ka një periudhë prej 15 ditësh nga marrja e dosjes për të dhënë një opinion pozitiv apo negativ.
Dje,Këshilli i Prokurorëve Publik për shkak të mospasjes së kuorumit e ka shtyrë seancën për zgjedhje të zëvendësuesit të prokurorit publik, Marko Zvërlevskit i cili u shkarkua.
Kryetari i Këshillit Petar Anevski deklaroi se më 29 gusht për u.d. shef i prokurorisë publike të RM-së do të zgjidhet prokuror nga radhët e prokurorëve aktualë publikë në Prokurori.
Anevski theksoi se momentalisht Zvërleski , të cilin Kuvendi më 17 maj e shkarkoi nga funksioni, e zëvendëson prokurorja Liljana Spasevska.
Plagosje me thikë në Lushnjë, i mituri qëllon dy herë një 40...
Rice mbron Gabriel dhe Eze: Pa ta nuk do ta kishim fituar Pr...
Shefi i OBSH-së viziton zonën më të goditur nga Ebola në Kon...
Diell dhe mundësi për reshje shiu, parashikimi i motit për t...
Nesër përfundon afati për regjistrimin e votuesve me nevoja ...
Protestat e qytetarëve kundër projektit në Zvërnec, pezulloh...