Opozita lëshoi sallën e seancave plenare dhe shumica mbeti pa kuorumin e nevojshëm për vazhdimin e seancës. Kuvendi sot nuk arriti të përfundojë as seancën e 20 të nisur para një muaji dhe as seancën e 21 të nisur dy javë më parë.
Ishin mbledhur për dhjetëra pika që ishin në rend dite, por deputetët punuan më pak se një orë. Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi deklaroi se në koordinimin paraprak mes partive parlamentare ka pasur konsensus për vazhdimin e këtyre dy seancave.
“Shpresonim se varësisht situatës së krijuar shëndetësore, kolegët tonë deputetë nuk do ta keqpërdorin por për fat të keq mbizotëroi interesi politik përball interesit të përgjithshëm të qytetarëve dhe institucioneve. Këtu edhe unë si kryetar, por edhe shumica si shumicë për shkak të arsyeve shëndetësore nuk mund të përgjigjet dhe të sigurojë atë që duhet të sigurojë”, tha Talat Xhaferi, kryetar i Kuvendit.
Hoxha: Shqipëria e vlerëson shumë miqësinë dhe partneritetin...
Do të ketë më shumë raste të hantavirusit në javët e ardhshm...
Parashikimi i motit për të enjten
Inter e fiton edhe Kupën e Italisë
Trump në Kinë me titanët e teknologjisë amerikane, çfarë pri...
Konjufca: Nëse VV i merr mbi 51%, nuk ka zgjedhje deri në vi...