Uji nga rrjeti i ujësjellësit të qytetit dhe fshatrave të Strugës, nuk është i sigurt për pije, informojnë nga Qendra për Shëndet Publik Ohër.
Reshjet e shiut që këto ditë e kanë përfshirë zonën e Komunës së Strugës kanë bërë që uji për pije të mos jetë kualitativ, sipas parametrit të turbullimit.
Nga matjet e kryera, ekipet e Institutit për Shëndet Publik Ohër, sot paradite kanë konstatuar se është rritur turbullimi i ujit për pije, në vlera ndjeshëm më të larta se sa parashihet me ligj.
Në pajtim me procedurat, janë njoftuar institucionet kompetente dhe shërbimet përkatëse inspektuese për veprim të mëtutjeshëm.
Nga Instituti për Shëndet Publik njoftojnë se në koordinim me institucionet kompetente do ta ndjekin gjendjen dhe në kohë do të informojnë për kualitetin në Strugë.
Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të ...
Pse Zelensky po ndryshon qeverinë në Ukrainë?
Vengu pret komandantin e NATO-s: Të vendosur për modernizimi...
“Pendohem për afrimin me Jozin në Big Brother” – Loredana tr...
Shpërthim i fuqishëm në Diell
Shtëpia e Bardhë thotë se Trump diagnostikohet me një sëmund...