Pas miqësimit me Greqinë, Zoran Zaev paralajmëroi se emri i aeroportit dhe autostradës ”Aleksandri i madh” do të ndërrohen si shenjë e fqinjësisë së mirë.
Kjo u realizua! Tani aeroporti e ka emrin ”Aeroporti ndërkombëtar i Shkupit” dhe autostrada e ka emrin ”Miqësia” apo anglisht ”Friendship”.

Gjithashtu, si shenjë bashkëpunimi në mes shteteve për të ardhmen, Maqedonia e hoqi edhe përmendoren e Aleksandrit të madh nga aeroporti dhe e njejta tani më është në një vend tjetër, shkruan Telegrafi Maqedoni.

TAV, kompania turke që e ka aeroportin me koncesion për heqjen e përmendores thotë ”Ne i kemi kryer thuajse të gjitha punët që na janë dhënë lidhur me vendimin e Qeverisë për ndryshim të emrit të aeroportit. Të gjithë këto ndryshime janë bërë me harxhimet tona. Pasi kemi hequr përmendoren, i njejti i është dorëzuar institucioneve përkatëse, respektivisht shërbimeve të Qeverisë.”
Për linjën e re direkte Athinë-Shkup-Athinë, nga TAV thonë se nuk ka ndonjë kërkesë për leje të aterimit në aeroport. /telegrafi
Kurti: Do të bisedojmë, takojmë e bashkëpunojmë me të gjitha...
Konjufca në tubimin e VV-së: Urime Qeveria Kurti 4
Vjosa Osmani: VV-ja s’ka asnjë arsye që ta refuzojë emrin ti...
Përfundon numërimi i votave në Prishtinë, LVV 48,90 %, LDK 2...
Haradinaj: Kur sovrani flet, të tjerët heshtin
Një 18-vjeçar vritet në Gjakovë, dy të tjerë të lënduar