Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka nisur fushatën “Është radha jote! Dil dhe voto!”, në kuadër të zgjedhjeve të ardhshme lokale 2021. Mesazhet kryesore të fushatës së këtij viti kanë për qëllim edukimin e votuesve mbi të drejtat e tyre të votës.
Fushata e këtij viti e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve do të përfshijë një karvan edukativ, i cili do të vizitojë shumë qytete nëpër të gjithë vendin tonë. Karvani do të fillojë nga Tetova, pastaj në Ohër, Strugë, Manastir, Kavadar, Strumicë, Shtip, Shkup dhe do të përfshijë disa nga komunat e tjera. Karvani do të realizohet në përputhje me protokollet për mbrojtje nga COVID-19.
Në pritje të karvanit, në sheshet e komunave që do të vizitohen, kalimtarëve do t’u shpërndahen broshura dhe fletushka edukative për t’u edukuar mbi të drejtat e tyre të votës dhe për të përshkruar saktësisht mënyrën se si duhet të veprojë secili votues në vendvotim.
Këtë vit, për herë të parë do të vihet në përdorim një mënyrë e re e identifikimit të votuesve, me anë të pajisjes për identifikim biometrik të votuesve (UBIG), e cila synon të përmirësojë procesin duke digjitalizuar dhe automatizuar një pjesë të procedurës së votimit. Pajisja për identifikim biometrik të votuesve do të lexojë gjurmën e gishtit të secilit votues dhe do të kërkojë përputhje me një gjurmë gishti nga lista elektronike e zgjedhësve me qëllim që të konfirmojë përputhjen.
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, përmes këtij karvani, por edhe përmes të gjithë fushatës edukative dhe informative që zbaton, synon t’u bëjë apel të gjithë votuesve se zgjedhjet e këtij viti do të jenë fer, demokratike dhe të sigurta.
“Liria ka Emër” merr mbështetjen e Ali Ahmetit për marshin e...
Zelenskyy thotë se SHBA ka vendosur një afat deri në qershor...
MAPL-ja sqarohet mbi logot me motive serbe, në komunat verio...
Prishtina dhe Drita marrin nga tri pikë, barazojnë Drenica e...
Tentoi të grabiste postën nën kërcënimin e thikës, gjendet i...
Bordi i Paqes raportohet se do të mblidhet më 19 shkurt – ta...