Kroacia sot ka ndaluar delegacionin e Ushtrisë Serbe të hyjë në vendin e tyre. Nga Ministria e Mbrojtjes së Serbisë për “Tanjug” kanë njoftuar se delegacioni duhej të ishte prezent në ditën e Shën Jasenovaçki dhe se ishte paralajmëruar me kohë.
Në vendkalimin kufitar Batrovci-Bajakovo, delegacioni ishte ndaluar, shoqëruar dhe kontrolluar. Në bagazhin e makinës me vete kishin mbajtur uniformat zyrtare, siç kanë thënë nga Ministria serbe, mirëpo autoritetet kroate një gjë të tillë nuk e kanë lejuar, duke i njoftuar se uniformë e ushtrisë së huaj në shtetin e tyre nuk mund të vishet.
Anëtarët e delegacionit të ushtrisë serbe siç kishin theksuar për mediet serbe, kanë treguar gatishmëri që të heqin dorë nga uniformat nëse ky ka qenë shkaku i vetëm, mirëpo autoritetet kroate kanë njoftuar se shkak nuk kanë qenë uniformat mirëpo nuk mundë të hyjnë në Kroaci duke mos dhënë më shumë detaje lidhur me ndalimin e tyre./Alsat
KQZ hap afatin për korrigjimin e pasaktësive në Listën e Vot...
Trumpi paralajmëron sulme “shumë më të fuqishme” nëse Irani ...
Pas pezullimit, shkarkohet nga detyra drejtori i Policisë së...
Kongresi Botëror i ligjit/ Mbahet në Tiranë, Rama: Privilegj...
Grindje për lëndime, udhëtim me jaht dhe peticion: Çfarë po ...
Prokuroria sekuestron 9 automjete, dyshohet se u përfituan m...