Shefat e diplomacisë së Maqedonisë dhe Greqisë, Nikolla Dimitrov dhe Nikos Kotzias, të enjten do të kenë takim në qytetin e Ohrit.
Nga Ministria e Punëve të Jashtme njoftojnë se vizita e Nikos Kotzias është në kuadër të dialogut të dy ministrave për zgjidhjen e çështjes së emrit, si dhe për përmirësimin e marrdhënieve mes dy vendeve, njofton Telegrafi Maqedoni.
Ky takim mes dy ministrave do të jetë i treti në më pak se një muaj, pasi më herët Kotzias qëndroi për vizitë zyrtare në Shkup, ndërsa më pas bisedimet vijuan në Vjenë.
Trump: Jemi afër një marrëveshje me Iranin
Vranësira dhe reshje shiu, moti sot në Shqipëri
Homazhe për 28-vjetorin e rënies së Heroit të Kombit Bahri F...
Kurti dhe Basha sot marrin pjesë në nisjen e punimeve për rr...
Sot mbahet seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Moti sot me diell dhe vranësira