Përfaqësuesit e kompanive të taksive nga Shkupi thonë se për momentin çmimi i shërbimeve të tyre është i njëjtë, por kërkojnë nga autoritetet që të marrin masa ndaj konkurrencës jolojale, që shërbimet të mos shtrenjtohen.
“Ka një zgjidhje që çmimi të mbetet i njëjtë që qytetarët e institucioneve të jenë të kënaqur dhe të mos i kushtojë asnjë denarë. Kjo do të thotë që inspektorët do të dalin dhe do të pastrojnë konkurrencën e pandershme. Bëhet fjalë për taksistët që nuk kanë patentë, për taksitë pa taksimetra fiskale dhe për taksitë të pa regjistruar në Agjencinë e Punësimit, apo për pensionistët. Kjo do të thotë se pensionistët punojnë si taksistë”, tha Sasho Rajçajnovski, nga “Skopje Taxi Group”.
Nga Kompania e Transportit Publik në Shkup thonë se çmimet e biletave nuk do të ndryshojnë.
“Çmimi i biletës do të mbetet i njëjtë, vlerësojmë se me këtë masë NKP Shkup do t’i ndihmojë qytetarët gjatë krizës ekonomike në të cilën ndodhemi”, tha Despina Trajkovska-Dimova./Telegrafi/
LDK nuk e votoi Rezolutën për gjyqin e Hagës, kërkoi përfshi...
Kuvendi miraton përbërjen e 16 komisioneve parlamentare
Kjo është ‘Rezoluta e Hagës’ e miratuar nga Kuvendi i Kosovë...
Sigurohen pagat e marsit/ Kuvendi miraton zgjatjen buxhetore
Bedri Hamza: Dy kuvende, një qëndrim – në mbrojtje të çlirim...
“Korridori i 8” përfshihet zyrtarisht në infrastrukturën e s...