Në Kumanovë ditë më parë është përuruar shtatorja e komandantit të UÇK’së, Ismet Jashari “Kumanova”. Por, më pamjen e saj thuajse nuk është pajtuar askush. Një fotografi me pamje të kësaj shtatore po qarkullon në Facebook.
Një shtatore e ngritur në vendlindjen e Ismet Jasharit në Kumanovë, ka ngjallur reagime të shumta në rrjetet sociale.
Me pamjen që ka “Kumanova” në këtë shtatore s’po pajtohet askush. Ismet Jashari në këtë shtatore nuk duket aspak ai që ishte në realitet.
Ismet Jashari ishte njëri ndër luftëtarët dhe komandantët më emblematikë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Ai lindi në fshatin Orizare të Kumanovës më 16 prill të vitit 1967. Ishte i biri i Jashar Jasharit.

Bedri Hamza mbështet studentët shqiptarë në Shkup: Jemi me j...
“Bukë, djathë & domate” – Drake rikthehet sërish ...
Trump kërcënon sërish: Irani do të kalojë kohë shumë të keqe...
Dëmtohet monumenti i UÇK-së në Kaçanik, nisin hetimet
Haxhiu nis ditën me ecje në Gërmi me aktiviste dhe kandidate...
Amir Rrahmani shënon gol të bukur me kokë për Napolin