Është shkatërruar grupi kriminal që prodhonte dhe shpërndante para të falsifikuara në disa shtete të Ballkanit dhe Evropës.
Me ndihmën e Europol-it dhe Eurojust-it, policitë e Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë shkatërruan grupin e formuar në fund të vitit 2023.
Policia në RMV ka arrestuar dhjetë anëtarë të grupit.
“Në një banesë në Shkup, pas ndërtimit të makinerive speciale me pllaka të gdhendura që imitonin shenjat e sigurisë së parave, prodhoheshin kartëmonedha të falsifikuara në prerje të ndryshme. Këto para më pas futeshin në qarkullim në sistemin e pagesave të Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë, ndërsa një pjesë e madhe e tyre arrinte edhe në Austri, Gjermani, Rumani, Slloveni, Kroaci dhe Kosovë,” njoftoi ministria e Brendshme e RMV-së.
Gjatë kontrolleve, u gjetën dhe sekuestruan gjysmë milion euro, 25.000 dollarë amerikanë, 500 franga zvicerane, 1.800 shekelë izraelitë, 500 kruna kroate, 10.000 lekë shqiptarë, 1.000 korona suedeze dhe 25.000 rubla. U konfiskua edhe një makinë CNC për prodhimin e kallëpeve, vula dhe cilindra për falsifikimin e parave.
“Operacioni është vazhdimësi e atij të verës së kaluar në Kosovë ku u arrestua një polic nga Maqedonia e Veriut nën dyshimin se kishte prodhuar rreth dy milionë monedha false prej dy eurosh. Ai ishte pjesë e departamentit për luftën kundër krimeve të rënda dhe krimit të organizuar në policinë e Maqedonisë së Veriut,” thuhet në raportimin e euronews.al
Ndërkohë në operacionin e zhvilluar në Serbi, u arrestuan gjashtë persona të tjerë nga grupi kriminal, te të cilët i’u gjetën dhe sekuestruan rreth 153.700 euro.
Maduro paraqitet sot në gjykatë: Dihet për çfarë e akuzon SH...
Del sot para gjykatës ish-kryeshefi ekzekutiv i KEK-ut, Nagi...
Krimi për hakmarrje, portugezi merr dënim të përjetshëm për ...
Fryhen çmimet e naftës pasi Irani refuzoi bisedimet e drejtp...
Mbi 5000 izraelitë të plagosur që nga fillimi i luftës me Ir...
Historia po shkruhet: Kosova dhe Shqipëria, drejt Kupës së B...