Kalon edhe draft-amendamenti për ndryshimin e Kushtetutës në Preambulë

21:41 | 9 Nëntor 2018

Sot pasdite kaloi edhe draft-amendamenti për ndryshimet kushtetuese në Komisionin për Çështje Kushtetuese.

Gjashtë vota ishin “për” dhe shtatë “kundër”. Në draft-amendamentin e dytë për ndryshimin e Kushtetutës në Preambulë në aktin më të lartë juridik vendimet e ASNOM-it zëvendësohen me shpalljen e ASNOMI-t dhe shtohet Marrëveshja e Ohrit.

Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM reagoi ndaj përmbajtjes së amendamentit me arsyetimin se me këtë fshihet vendimet shtetformuese, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Për LSDM-në nuk është kontestuese vendosja e Marrëveshjes së Ohrit për shkak se ai tashmë është i përbërë në 14 ndryshime, ndërsa nuk është e saktë se humben vazhdimësia kushtetuese-juridike e shtetit.

Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov ju bëri thirrje të gjithë deputetëve të mos dyshojnë në përmbajtjen e amendamenteve.

Komisioni për Çështje Kushtetuese gjatë fundjavës do t’i shqyrtojë edhe dy amendamentet tjera. Seanca plenare është caktuar më 1 dhjetor.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara