Sipas raportit javor të Institutit të Shëndetit Publik, në periudhën nga 8 deri më 14 shkurt, gjithsej 16.299 materiale janë testuar në laboratorët ku testimi molekular dhe testimi i antigjenit për praninë e SARS-CoV-2, me rritje prej 13.2%, në krahasim me javën e kaluar.
Janë regjistruar 2.232 raste të reja pozitive nga 33 qytete në vend me një rritje prej 5.3%, krahasuar me javën e kaluar. Shumica e rasteve të regjistruara janë nga Shkupi (n = 953; 42.7%), me incidencë javore prej 154.3/100,000. Incidenca më e lartë javore prej 425.2/100.000 u regjistrua në Kavadar, përcjell telegrafi maqedoni.
Përqindja e rasteve pozitive varion nga 6.8 në 16.6%, mesatarisht 12.9%. Janë regjistruar të infektuar nga të gjithë grupmoshat. Grupmosha më e prekur është mbi 60 vjeç (n = 583, 26.1%). Një numër i madh i pacientëve është regjistruar në grupmoshat nga 30 në 39 (n = 416; 18.6%), nga 40 në 49 (n = 408; 18.3%), nga 50 në 59 (n = 379; 17.0%) dhe nga 20 në 29 vjeç (n = 276; 12,4%). Numri më i ulët u regjistrua tek fëmijët nga 0 në 9 (n = 53; 2.4%) dhe nga 10 në 19 vjeç (n = 117; 5.2%).
Në këtë periudhë janë shëruar 2.519 pacientë nga coronavirusi, me çka është për 24.2% më pak se javën e kaluar.
Janë raportuar 43 vdekje nga 14 qytete, dhe është për 34.8% më pak nga java e kaluar.
Sipas analizave nga ASHAM, në periudhën e fundit janë zbuluar një numër i madh i varianteve të reja të virusit, të cilat nuk ishin më parë të pranishme tek pacientët në vendin tonë, gjë që mund të tregojë futjen nga jashtë e rasteve të reja të COVID-19.
Zulfaj: I kemi votat për president, vetëm duhet pjesëmarrja ...
Ushtria amerikane pretendon se ka devijuar 27 anije nga bllo...
Rreziku nga lëndët plasëse,Komisioni për Siguri shqyrton pro...
Rama ndan video nga takimi me Presidentin e Emirateve të Bas...
Real Madridi e fiton UEFA Youth League
Pas fitores së madhe, Selin ndez rrjetin me një foto me DJ G...