Një incident me armë ka ndodhur pak para mesnate në Lagjen e Trimave në Kumanovë. Burime policore theksuan për INA se incidenti ka ndodhur në afërsi të xhamisë së kësaj lagjeje.
Por nuk janë dhënë detaje se çfarë ka ndodhur dhe kush ka shtënë me armë, apo a ka edhe të plagosur apo dëmtuar.
Për shkak të këtij incidenti është bllokuar përkohësisht rruga kryesore në këtë lagje, derisa policia të kryejë ekspertizën. Në vendin e ngjarjes ka pasur edhe banorë, të cilët kanë ndjekur se çfarë po ndodhë.
Ata kanë theksuar se këto raste shtojnë pasigurinë në këtë lagje, ndërsa kërkuan policinë për siguri më të madhe.
Theret me thikë një person në Kaçanik, arrestohet i mituri
Zogaj: Po flitet për rikthimin e Osmanit në LDK, do ta anali...
Mjekët e rinj të Vlorës, Rama: Shembull përkushtimi dhe prof...
Trump kritikon liderin e ri të Iranit: Emërimi i Mojtaba Kha...
Ministri iranian: Sulmet do të vazhdojnë për aq kohë sa të j...
“Prapa shpinës sime punohej me kandidatë të tjerë”, çka tha ...