Një i ri shqiptar, 21 vjeç, ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti të rëndë rrugor në Polikarpi të Almopisë, në rajonin e Pellës, Greqi.
Sipas mediave lokale, automjeti i drejtuar nga viktima ka dalë nga rruga, duke përfunduar jashtë saj. Ngjarja ka ndodhur në orët e pasdites, kur një drejtues tjetër që kalonte në të njëjtën rrugë, ka njoftuar menjëherë shërbimin emergjent.
Ekipet mjekësore kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe kanë gjetur të riun pa ndjenja. Ai është transportuar menjëherë për në spital, por përkundër përpjekjeve të mjekëve, nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra.
Mosekzekutimi i pagave: Punëtorët teknikë të shkollave në Pr...
Sot i jepet lamtumira e fundit 43-vjeçarit që vdiq tragjikis...
KQZ shqyrton përgatitjet për zgjedhjet e parakohshme të 7 qe...
Moti i ndryshueshëm në Kosovë, me diell dhe reshje lokale sh...
Fejohet vajza e Jakup Krasniqit, kërkesa e dorës u bë te bab...
A ishte Uran Ismaili faktori kyç që nuk u pranua Fatmir Lima...