Evropa duket se po merr frymë pak më lirisht pas valës së të nxehtit dhe temperaturave ekstremisht të larta që thyen rekordet e kohërave në Francë e Gjermani.
Por vala e të nxehtit po zhvendoset më në jug, drejt Ballkanit, që do të përvëlohet edhe për disa ditë në vijim. Temperaturat sipas parashikuesve të motit do të qëndrojnë nga e mërkura deri të premten në vlerat maksimale prej 35-38 gradësh Celsius me të nxehtin më therës që do të regjistrohet në pjesët qendrore të Ballkanit ku vlerat maksimale do të shkojnë deri në 41 gradë Celsius, transmeton TCH.
Meteorologët kanë paralajmëruar se pavarësisht rënies së temperaturave në Evropë, këtë javë, parashikohen stuhi e madje edhe breshër, përcjell albinfo.ch.
Ajri më i freskët në Evropë vjen nga atlantiku dhe pjesët veriore të kontinentit do të regjistrojnë rënie të ndjeshme temperaturash, madje edhe Gjermania dhe Polonia.
Evropa u përvëlua këtë fundjavë me temperatura që arritën në 45.8 gradë Celsius në Francë dhe 40.9 gradë Celsius në disa pjesë të Spanjës, me Katalonjën që arriti 43 gradët Celsius.
I nxehti në Spanjë çoi në shpërthimin e zjarreve të mëdha, më të këqijat në 20 vite.
Qeveria pro-perëndimore e Armenisë fiton zgjedhjet pavarësis...
Të shtëna me armë në Kamëz, humb jetën një person, një i pla...
Kallas: Udhëheqësit politikë të angazhohen në mënyrë konstru...
KQZ nis verifikimin dhe numërimin e votave për kandidatët pë...
Reuters: Zgjedhjet në Kosovë nuk sjellin shumicë, Kurti kërk...
Prokurori i Shtetit: 15 të ndaluar dhe dy kërkesa për parabu...