Heshtje dhe qetësi mbizotëronte sot në rrugët e Gazi Babës dhe lagjeve të tjera të Shkupit pas aksionit policor për arrestimin e ish-pjesëtarëve në luftërat e vendeve të huaja.
Disa qytetarë të cilët ishin zgjuar në çastet e aksionit nuk deshën të flasin para kamerës. Edhe familjarët e të arrestuarve, disa prej të cilëve i vizitoi ekipi i televizionit Alsat-M kishin vendosur të heshtin.
Prapa kamerave ata u ankuan se policia në disa shtëpi kishte thyer dyert e hyrjes dhe kishte kthyer përmbys shtëpinë gjatë bastisjes, por nuk ishin në gjendje që para mikrofonit ta përshkruajnë aksionin.
Kamera e televizionit Alsat-M arriti të futej vetëm në shtëpinë e Rexhep Memishit, imam në xhaminë Tutunsuz.
Ekipi ynë vizitoi edhe këtë xhami por atë e gjetëm të boshatisur dhe në gjendje siç e kishte lënë policia. Derisa qëndruam aty, askush nuk erdhi në xhami, ndërsa as banorët e lagjes përreth xhamisë, nuk pranuan të prononcoheshin.
Shitjet e fanellave të Gabrielit, rriten 350% pas humbjes së...
Molliqaj kritikon Osmanin: Po fshehet pas Ibrahim Rugovës ng...
“Ka pasur edhe kërcënime” – Hajdari flet për mom...
Haxhiu viziton Klinikën e Pediatrisë në Ditën e Fëmijëve: Fë...
Disa lojtarë pritet të largohen nga Juventusi, ndër ta edhe ...
Haradinaj ngushëllon Metën për vdekjen e babait