Avokati i Popullit ka nisur procedurë për sjelljen e policisë dhe po ndjek ngjarjet me protestuesit, të cilët para Kuvendit të Maqedonisë, shprehin revoltën e tyre për marrëveshjen me Greqinë.
Zv.avokatja e popullit Vaska Bajramovska-Mustafa, sot informoi se kanë dorëzuar ankesa për dy raste, të cilat janë paraqitur nga protestuesit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Tanimë për dy raste kemi dorëzuar ankesa nga qytetarët, të cilët janë ndjerë të ofenduar dhe ndaj të cilëve policia ka përdorur forcë. Procedurat janë në rrjedhë dhe po merren masa në departamentet kompetente të Avokatit të Popullit”, tha Bajramovska-Mustafa.
Parandalohet futja e telefonit në Qendrën e Paraburgimit në ...
Arsim Bajrami shpreh gatishmërinë të kandidojë për President
SHBA–Iran, rifillojnë bisedimet bërthamore në Gjenevë
16 mijë qytetarë nënshkruajnë peticion për ish-krerët e UÇK-...
Kurti kujton Adem Demaçin dhe Astrit Deharin në përvjetorin ...
Begaj nis vizitën zyrtare në Maqedoninë e Veriut