Parlamenti grek ka votuar pro marrëveshjes së Prespës, transmeton portali arbresh.info.
Votimi ishte i ngushtë në mbështetjen e marrëveshjes që i dha fund kontestimeve 27-vjeçare të emrit të Maqedonisë.
Parlamenti në Athinë u pajtua me 153 vota për dhe 146 kundër për të miratuar emrin e Republikës së Maqedonisë Veriore, pavarësisht kundërshtimit të gjerë nga publiku.
Mijëra vetë demonstruan jashtë parlamentit të enjten në mbrëmje.
Grekët kanë hedhur poshtë emrin e Maqedonisë që nga pavarësia e tij në vitin 1991, pasi ata kanë një rajon me të njëjtin emër./Arbresh.info/
Hoxha: Shqipëria e vlerëson shumë miqësinë dhe partneritetin...
Do të ketë më shumë raste të hantavirusit në javët e ardhshm...
Parashikimi i motit për të enjten
Inter e fiton edhe Kupën e Italisë
Trump në Kinë me titanët e teknologjisë amerikane, çfarë pri...
Konjufca: Nëse VV i merr mbi 51%, nuk ka zgjedhje deri në vi...