Gjuha dhe aktet e urrejtjes së grekëve ndaj shqiptarëve pas vrasjes së ekstremistit minoritar të dielën e kaluar në fshatin Bularat të Gjirokastrës vijojnë. Mediat greke raportojnë se ditën e sotme është shënuar një tjetër episod i pakëndshëm, ku është djegur një flamur shqiptar.
Ngjarja ka ndodhur në Kretë, ndërsa flamuri është djegur nga disa nxënës në Rrethimo. Nxënësit e gjimnazit hynë në ambientet e shkollës duke mbajtur në duar lart një flamur grek, ndërsa këndonin himnin kombëtar dhe dogjën një flamur shqiptar.
Gjuha e urrejtjes me thirrje anti shqiptare dhe djegia e flamurit bënë që një nxënëse shqiptare të humbte ndjenjat. Që pas vrasjes së minoritarit Kacifas në Gjirokastër, në Greqi janë zhvilluar disa protesta nga ekstremistët, ndërsa është djegur në dy raste flamuri kombëtar shqiptar. Gjithashtu dje u dha një alarm për bombë në ambasadën shqiptare në Athinë, që rezultoi fals.
Osmani takon Perandorin e Japonisë gjatë vizitës në Tokio
Buxheti i zgjedhjeve lokale, KQZ-ja mban mbledhjen e radhës
Erdhi për pushime nga Norvegjia, zhduket mërgimtari 77-vjeça...
Alarm në Izrael: Qytetarët grumbullojnë ushqime, spitalet pë...
Publikohen pamjet e para pas sulmit të Izraelit ndaj Iranit
Trump: Ishim në dijeni të sulmit të Izraelit ndaj Iranit, po...