Në qytetin e Gostivarit ka ndodhur një grabitje e armatosur e një banke, nga një person që gjithashtu ka qenë i maskuar.
Rasti ka ndodhur në mesditë, kur në filialin e “Halk Bank” është futur një person i moshës mesatare, që sipas të gjitha gjasave është ndihmuar nga një person tjetër.
Ai ka arritur që përmes kërcënimit të armës të merr një shumë prej një milionë denarësh (16 mijë euro), e më pastaj të largohet.
Raportohet se grabitësi ka hipur në një veturë dhe është larguar. Policia ka ndërmarrë masa për të kapur përgjegjësin e grabitjes./Telegrafi/
Mbi 16 mijë të rinj do të votojnë për herë të parë në zgjedh...
Këto janë adresat e 38 qendrave të votimit me kusht
Dita e votimit shoqërohet me temperatura deri në 27°C
Sot, Kosova voton!
Mot i ngrohtë në Kosovë, temperatura deri në 27°C
Kosova nesër voton në zgjedhjet e parakohshme parlamentare