Filiala e Postës së Maqedonisë në Ohër, është grabitur këtë mëngjes, ndërsa i dyshuari është arrestuar nga policia.
Nuk janë dhënë detaje se sa ka qenë shuma e parave të marra nga personi i dyshuar, ndërsa policia e Ohrit e ka konfirmuar rastin, përcjell telegrafi maqedoni.
“Është arerstuar një person, i cili dyshohet se e ka kryer vjedhje në postën në qendër të Ohrit. Për momentin merren masa për zbardhjen e rastit, si dhe çfarë është vjedhur”, thonë nga SPB Ohër.
Pas zbardhjes së rastit dhe konfirmimit të detajeve, SPB Ohër ka paralajmëruar informacione rreth kësaj ngjarje.
Mbi 50 fëmijë rrëmbehen në tri shkolla në Nigerinë verilindo...
Kosova vendi i dytë më i varfër në Evropë, Moldavia e para
Aktori Armend Baloku i bashkohet listës së Lëvizjes Vetëvend...
Qetësohen gjakrat, Irani konfirmon zyrtarisht pjesëmarrjen n...
Haradinaj: Fitorja e UÇK-së në Shqiponjë, testament i mbrojt...
“Kemi luftuar ta ruajmë gjuhën”, Bebe Rexha mbështet protest...