Ish-ministrja e Brendshme, Gordana Jankullovska është dërguar në burgun e Idrizovës.
Policia konfirmon se që sot Jankullovska do të vuaj dënimin prej 4 vitesh burg për rastin “Tanku”, i cili ka të bëjë me blerjen e Mercedesit luksoz, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Personi G.J është dërguar në Burgun e Idrizovës”, thonë shkurt nga MPB.
Drejtori i burgut Aleksandar Donev, për “A1on” tha se sipas shkallës së rrezikshmërisë, do të vendoset se në cilën pjesë do të dërgohet Jankulloska.
Ndryshe, Jankulloska fillimisht u dënua me gjashtë vjet burg, por Gjykata e Apelit ia uli në katër.
“Miri shkon te dyqani i Stelinës dhe iu blen lule dash...
Reduktime të rrymës sot dhe nesër, njoftim me rëndësi nga KO...
Rinumërimi i votave mund të zgjasë deri në dy javë
Intervistohen tetë prokurorët që aplikuan për avancim në Pro...
“Kam prime në BBVA”, Monika Kryemadhi thotë se ë...
Urbanizimi i pakontrolluar, shkaku kryesor i vërshimeve të f...