Më 11 dhjetor Gjykata Kushtetuese do ta vlerësojë kushtetutshmërinë e ligjit për përdorimin e gjuhëve në Maqedoninë e Veriut.
Në prag të këtij vlerësimi, zëvendëskryeministri Izet Mexhiti, deklaroi se kushdo që prek Marrëveshjen e Ohrit, ka prekur marrëdhëniet ndëretnike dhe stabilitetin politik të këtij vendi.
“E ftoj Gjykatën Kushtetuese që ta sheh këtë edhe si çështje politike jo vetëm juridike, për shkak se ligji i gjuhëve buron nga marrëveshja e Ohrit që është shtyllë e këtij shteti, kushtetuta e re është ndërtuar mbi marrëveshjen e Ohrit. Kushdo që prekë marrëveshjen e Ohrit, ka prekur marrëdhëniet ndëretnike dhe stabilitetin e këtij shteti”, ka thënë Mexhiti.
Bashkimi Demokratik për Integrim përmes një kumtese ka theksuar se çdo përpjekje për ta shfuqizuar cilëndo dispozitë të këtij ligji nuk është thjesht një veprim juridik, por është një goditje e drejtpërdrejtë ndaj stabilitetit dhe paqes që ky vend ka ndërtuar me shumë sakrifica.
Dy gjykatësit shqiptarë të kushtetueses kanë paralajmëruar se nuk do të marrin pjesë në seancë me qëllim që sipas tyre, të mos ketë mbivotim./rtk/
Kurti mbyll fushatën në Prishtinë: Mos lëshoni pe për siguri...
KESCO me thirrje për kursim të rrymës
Ky është orari i konferencave të KQZ-së për zgjedhjet nesërm...
Liverpool e mbyll vitin me fitore ndaj Wolves
LQShA: Thirrje për mbrojtjen e sovranitetit dhe mosndërhyrje...
Ish-krerët e UÇK-së në Hagë kanë votuar për zgjedhjet e së d...