Gjykata e Apelit në Shkup ka shfuqizuar aktvendimin, gjegjësisht dënimin me burg prej një vit e gjysmë për ish pjesëtarin e Drejtorisë së Pestë, Goran Grujevski për lëndën “Fortesa” që nga 10 prilli, pra para 2 muajsh, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Vendimi i gjykatës është publikuar në ueb faqen e Apelit më 18 maj, ditën kur Gjykata Supreme e Athinës refuzoi të pranojë kërkesën për ekstradim të Grujevskit dhe kolegut të tij, Nikolla Boshkoski. Por, publiku u informua për këtë më 31 maj, kur u publikua në media. Në Gjykatën Themelore Shkupi 1 edhe pas dy muaj nga vendimi i Gjykatës së Apelit nuk ka caktuar datë për proces të ri gjyqësor për këtë lëndë.
“Në rast kur ekstradimi është i mundshëm, duhet të pritet ekstradimi i të akuzuarit, ndërsa procesi gjyqësor mund të zhvillohet vetëm në rast se kërkesa për ekstradim refuzohet nga shteti ndaj të cilit është dorëzuar kërkesa për ekstradim”, thuhet në sqarimin e Gjykatës së Apelit./Telegrafi/
“Shumë gjëra shkuan kundër nesh” – Kompany...
Gjendet i pajetë në lumë 60-vjeçari në Shqipëri
E rëndë në Ferizaj: Foshnja lind në tualet të Emergjencës, v...
Helmohen 40 studentë të Akademisë së Sigurisë në Tiranë, dys...
Në Gjermani shpërthen ndaj gjyqtarit portugez: Është skandal
Zgjedhjet: Sot afati i fundit për deklarimin e koalicioneve