Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Marko Gjuriq, deklaroi mbrëmë se vendimi i autoriteteve turke për t’i dërguar dronë Kosovës është një veprim i njëanshëm dhe i paligjshëm, të cilin Serbia “do të duhet ta marrë parasysh në veprimet e saj të ardhshme”.
Në një postim në rrjetin X, Gjuriqi theksoi se dërgimi i dronëve turq për “regjimin e Albin Kurtit” përfaqëson “hedhje vajguri në zjarr dhe një shembull të qartë të ndërhyrjes dashakeqe në punët rajonale, me pasoja destabilizuese”.
“E dënoj fuqishëm këtë veprim të njëanshëm dhe të paligjshëm, i cili përbën një hap prapa në përpjekjet për normalizimin e marrëdhënieve në rajon dhe nxit një politikë agresioni ndaj serbëve dhe komuniteteve të tjera joshumicë në Kosovë”, shkroi ai.
Gjuriqi paralajmëroi se besimi ndërmjet palëve është i vështirë për t’u ndërtuar, por, për fat të keq, shumë më i lehtë për t’u shkatërruar.
“Vendimi i autoriteteve turke për t’i dërguar armë vdekjeprurëse regjimit të Kurtit është hedhje benzine në zjarr dhe një shembull i qartë i ndërhyrjes dashakeqe në punët rajonale me pasoja destabilizuese”, shtoi ai.
Udhëheqësi i diplomacisë serbe vlerësoi se ajo që i nevojitet Kosovës nuk janë dronët vdekjeprurës, por respektimi i të drejtave themelore të njeriut për të gjithë qytetarët, normalizimi i marrëdhënieve dhe zhvillimi ekonomik.
“Serbia do të duhet ta marrë këtë hap parasysh në veprimet e saj të ardhshme”, përfundoi Gjuriq.
Gjatë së djeshme, në Prishtinë u njoftua se kanë mbërritur dronët “Skydagger” të porositur nga Turqia, dhe sipas kryeministrit në detyrë Albin Kurti “kanë arritur mijëra dronë”.
Kosova më parë ka blerë dronët turq “Bayraktar TB2” dhe ata amerikanë “Puma”./Koha
PZAP rrëzon vendimin e KQZ-së, certifikon Listën Serbe për t...
Orav përshëndet konsolidimin e qeverisjes lokale në 20 komun...
Qeveria britanike ofron deri në 3000 paund për emigrantët sh...
Gjermania hedh poshtë pretendimet e SHBA për Evropën: Ne nuk...
BE mirëpret betimin e kryetarëve në komunat e veriut
Osmani uron Tajlandën për Ditën Kombëtare: Mezi pres të forc...