Veterani i politikës së Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, i cili drejtoi vendin për një çerek shekulli deri kur dha dorëheqje në vitin 2016, shpalli sot kandidaturën e tij për zgjedhjet presidenciale të 15 prillit.
‘’Ky vendim është shprehje e përgjegjshmërisë time kundrejt trashëgimisë dhe nevojave për zhvillimin e Malit të Zi në të ardhmen’’, u shpreh politikani 56-vjeçar për mediat.
Ai u zgjodh për herë të parë në postin e kryeministrit në vitin 1991.
Nismëtar i rëndësishëm i anëtarësimit të Malit të Zi në NATO, Millo Gjukanoviq është gjithashtu një mbështetës i zjarrtë i anëtarësimit të vendit të tij në Bashkimin Europian, përcjell Atsh.
Mali i Zi është vend kandidat për anëtarësim në BE që nga viti 2012.
Osmani bashkëbisedon me hasjanët
Zelensky konfirmon njoftimin e ShBA-së për armëpushim dhe sh...
Digjet një lokal në Radhimë të Shqipërisë, zjarrfikëset dhe ...
Përfundon protesta 90-minutëshe e opozitës në Shqipëri
Kërcënimet e ‘‘Severna Brigada’’ ndaj Kurtit, Policia: Posti...
Komandanti i KFOR-it takohet me shefin e forcave të armatosu...