Ish-kryetari i OBRM-PDUKM-së dhe ish-kryeministri, Ljubço Georgievski, në emisionin ”Otvoreno” në TV24 ka folur për rreziqet që i kanosen Maqedonisë dhe maqedonasve duke thënë se problem nuk është as Marrëveshja e Ohrit e as ”Deklarata e partive shqiptare” por demografia dhe ndryshimi i strukturës së shoqërisë, shkruan Telegrafi Maqedoni.
“Gjithçka që është jo kushtetuese mund të ndalohet nga Gjykata Kushtetuese. Këtu ka një pyetje tjetër që shtrohet. Gjithçka është propagandë edhe nga njëra edhe nga pala tjetër. Unë personalisht mendoj se Marrëveshja kornizë e Ohrit është mbyllur, por vetë ndryshimi demografik i Maqedonisë, vet ndryshimi struktural i popullsisë ndoshta hap mundësi të flasim për disa të drejta në disa sfera të caktuara”, thotë Georgievski.
Georgievski gjithashtu ka edhe një mesazh për pasardhësin e tij.
“Unë do t’i rekomandoja Nikolla Gruevskit që të ndjek shembullin tim. Edhe unë dhash dorëheqje kur isha i humbur. Reformimi i partisë është zgjidhja më e mirë”.
Ambasada Amerikane: Vizita e Whitakerit theksoi kontributet ...
Nimoni mori pjesë në dëgjimin publik për Projektligjin për B...
Vuçiqi takon Ambasadorin Whitaker, i flet për sigurinë e ser...
Një nxënës 15 vjeçar dorëzon në polici paratë e gjetura
Nesër Kuvendi mban seancë plenare, ky është rendi i ditës
Themelimi i Gardës për Mbrojtjen e Natyrës, Pacolli: Një nga...