Ministria turke e Mbrojtjes njoftoi se sipas përcaktimeve të para në operacionin e ndërmarrë në Asos në veri të Irakut janë neutralizuar 23 terroristë dhe se pritet që kjo shifër të rritet.
Në një postim nga llogaria në median sociale, ministria rikujtoi se ministri turk i Mbrojtjes, Hulusi Akar bëri një deklaratë më 29 shtator lidhur me operacionin ajror që u zhvillua në rajonin Asos 140 kilometra në thellësi në veri të Irakut. “Sipas përcaktimeve paraprake në operacionin ajror të ndërmarrë në Asos është përcaktuar se janë neutralizuar 23 terroristë të PKK-së. Pritet që numri të rritet”, thuhet në postimin e ministrisë.
Forcat e Armatosura Turke (TSK) më 27 shtator zhvilluan një operacion ndaj rajonit Asos në veri të Irakut, ku krahas avionëve luftarakë u përdorën edhe avionë furnizues, avionë të Kontrollit Paralajmërues Ajror dhe mjetet ajrore pa pilot (dronët pa armë – IHA).
Në operacion u goditën 16 objektiva, përfshirë shpellat, strehimoret dhe të ashtuquajturat garnizone të terroristëve./AA/
Greqi, fermerët bien dakord për takim me kryeministrin Mitso...
“Ishte në mes edhe tradhtia”, Alba tregon gjithçka për bashk...
Sorensen takoi edhe komandantin e KFOR-it në vizitën e tij n...
Lushaku-Sadriu: Kushdo që ka ambicie për ta drejtuar LDK-në ...
Arrestohen dy shqiptarë për vjedhje makinash në Zvicër dhe I...
Aeroporti i Cyrihut me rekord udhëtarësh