Faleminderit Zonjës së Parë të Polonisë për dhurimin e vaksinave që na dhanë. Është një akt miqësie mes Polonisë dhe Maqedonisë, thotë ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.
Ai bën me dije se me këtë numër prej 200.000 që kemi marrë, rezervat tona janë dyfishuar dhe tani kemi mbi 470.000 vaksina Pfizer, rreth 20.000 AstraZeneka dhe njëqind mijë të tjera që duhet të mbërrijnë deri në fund të vitit.
“200 mijë vaksina nga kompania Pfizer, janë paralajmëruar si donacion nga Italia, të cilët do të kenë afat nga mesi i vitit të ardhshëm. Shpresojmë që qytetarët të kuptojnë”, tha Ministri.
Ai theksoi se po ndjekim shembuj të zbatuara nga vende dhe sisteme të ndryshme në botë, sa i përket përballjes me pandeminë./Telegrafi/
Kurti pret Sorensenin nesër në Prishtinë
Punime në rrugë, mbyllet përkohësisht një segment në Obiliq
Irani nis sulm të përbashkët me Hezbollahun ndaj Izraelit
Maqedonci: Mbi 1 miliard euro për modernizimin e ushtrisë së...
Një pjesë e Ferizajt mbetet pa rrymë, KEDS del me njoftim
Lojtari që kaloi shtatë sezone pa luajtur te Chelsea, edhe p...