Kabineti i kryeministrit grek, Aleksis Ciprasit ka reaguar ndaj qëndrimit të presidentit Gjorgje Ivanov se nuk pranon zgjidhje erga omnes, duke përsëritur edhe njëherë pozicionet e Qeverisë greke në negociatat për kontestin e emrit.
“Parakusht për zgjidhje dhe integrim të IRJM-së në NATO dhe BE është marrëveshje për emër të përbërë me përcaktim gjeografik apo kohor, që do të vlejë për të gjithë, gjë për të cilin parakusht është edhe rishikimi i kushtetutës”, thonë nga qeveria greke.
Kabineti i Qeverisë greke po ashtu i është përgjigjur edhe opozitës greke duke thënë se me Maqedoninë ende nuk ka marrëveshje për emrin. Sipas tyre e vetmja gjë që është arritur është nga Patriarka Ekumenike në lidhje me emrin e kishës maqedonase.
“E vetmja gjë që ekziston deri më tani është vendimi i Sinodit Botëror të Patriarkanës Ekumenike që të zbatohet kërkesa e kryeministrit të IRJM-së Zoran Zaev për shlyerjen e termit “Maqedonia” nga emri i kishës të fqinjëve tanë”, qeveria greke.
Duke u thirrur në deklaratat e djeshme të kryeministrit Zoran Zaev në pres konferencë, Demokracia e Re kërkoi nga qeveria greke të përgjigjet nëse Cipras a e ka pranuar njohjen e gjuhës maqedonase dhe identitetin maqedonas, a janë tërhequr nga pozicionet nacionale për emrin erga omnes dhe nëse është angazhuar që të lejoj integrimin e Maqedonisë në NATO, “pa u tërhequr nga Kushtetuta dhe të gjitha pohimet e papranueshme irredentiste.
Por, kryeministri i vendit Zoran Zaev, deklaroi sot se askush nuk ka kërkuar dhe nuk mund të ndryshoj emrin e Kishës Ortodokse të Maqedonisë. Ai tha se nuk është dilemë apo debat emri i KOM-it, ndërsa sqaroi se me letrën drejtuar Patriarkanës Ekumenike ka kërkuar ndihmë rreth zgjidhjes përfundimtare të kontestit kishtar të Ipeshkvisë së Ohrit. /SHENJA
Prokuroria malazeze jep detaje rreth vrasjes së trefishtë ...
Kosova shpall organizatë terroriste Gardën Revolucionare të ...
Haxhiu ndan detaje nga takimi me Whitaker
Fjalët që Leonardi do t’ia thoshte Liridonës: “Motër, amanet...
OKB në Kosovë mirëpret aktgjykimin në rastin e Liridonës
Pakistani thirrje SHBA dhe Iranit të shqyrtojnë zgjatjen e a...