Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa pengesa në kushte dimërore, në disa vende nëpër rrugë të lagështa.
NP Rrugët e Maqedonisë informuan se të gjitha akset rrugore në shtet janë të kalueshme, pa ndalesa dhe kufizime.
Dukshmëri të zvogëluar për shkak të paraqitjes së mjegullës deri 40 metra, ka në qafën malore Bukovë dhe në aksin Mavrovë-Hanet e Mavrovës 10-15 metra.
Siç njoftuan nga NP Rrugët e Maqedonisë, me tërë mekanizmim në dispozicion dhe fuqinë punëtore janë kyçyr në pastrimin e rrugëve pas të reshurave të mëdha në pjesët perëndimore dhe lindore.
NP Rrugët e Maqedonisë apelojnë për drejtim të kujdesshëm të automjeteve, respektim të sinjalizimit të vendosur të komunikacionit, si dhe përshtatje të shpejtësisë ndaj kushteve në rrugë.
Ekipet kujdestare të NP Rrugët e Maqedonisë, thuhet në kumtesë, janë vazhdimisht në terren dhe i mirëmbajnë të gjitha akset rrugore./telegrafi/
Sot mblidhet AAK-ja, në rend dite shpallja e zgjedhjeve të b...
Parashikimi i motit për sot
Sinani uron Kurtin: Presheva do të jetë kontribuese aktive n...
Kallas: Formimi i qeverisë së re të Kosovës është një lajm i...
Lulzim Hetemi uron Albin Kurtin për rizgjedhjen kryeministër
Cikloni vret 20 persona në Madagaskar