Shiu që po bie intensivisht gjatë natës dhe sot pa dyshim që do të kontribuojë për përmirësimin e situatës së pavolitshme hidrologjike në rajonin e Ohrit, veçanërisht kur bëhet fjalë për nivelin e ulët të ujit të Liqenit të Ohrit.
Niveli i Liqenit të Ohrit periudhën e fundit ndryshonte, por pothuajse në mënyrë konstante një vit nën mesataren, madje edhe nën minimumin natyror.
Matjet e fundit nga DPHM tregojnë se dje niveli i liqenit ishte në 693.12 metra lartësi mbidetare, që është për 15 centimetra nën mesataren për tetorin (693,28 lartësi mbidetare) dhe vetëm tre centimetra mbi nivelin minimal të lejuar (693.10 lartësi mbidetare).
Sa i përket temperaturës së ujit të liqenit, ajo dje ishte 18 gradë Celsius që është diku në nivel të mesatares për këtë periudhë të vitit ose një gradë më lartë nga mesatarja për tetorin.
Ambasada e SHBA-së në Bagdad sulmohet me raketë, goditet hel...
Kurti shtroi iftar për myftiun Tërnava
Therje me thikë në Prishtinë, policia jep detaje mbi rastin
Izraeli dhe Libani do të zhvillojnë bisedime pas përshkallëz...
Tri vetura përfshihen në një aksident në rrugën Prishtinë-Li...
BE: Serbia të zgjedhë mes Rusisë dhe Evropës