Nga pozita e drejtorit të financave në MEPSO është larguar Lupço Zikov, i cili para disa ditësh u emërua nga Qeveria e Maqedonisë në funksionin e drejtorit në Ndërmarrjen Energjetike.
Nëpërmjet rrjetit social “Facebook” Zikov informoi se për shkak të trysnive dhe komenteve negative është larguar nga funksioni i ri.
Përndryshe, Lupço Zikov ishte gazetar dhe drejtor i javores “Kapital”. Ka qenë kryetar i partisë Aleanca për Maqedoni Pozitive e themeluar bashkërisht me Minço Jordanov dhe Vllado Buçkovski para zgjedhjeve të 2014-s, njofton Portalb.mk.
Tuchel “trondit” Anglinë para Botërorit
Më 26 maj hapet faza përmbyllëse e negociatave me BE-në, Ram...
Qeveria rrit shtesat për lehonat, ndan nga 100 euro për pens...
100 euro për pensionistë, studentë e punëtorë – Kurti prezan...
Trump njofton dërgimin e 5 mijë trupave shtesë amerikane në ...
Qeveria në detyrë mban sot mbledhje