Një ekip prej 41 persona, prej të cilëve 35 janë pjesëtarë të Forcave republikane për mbrojtje dhe shpëtim, specialistë për shpëtim nga shembjet, dy udhëheqës me qen nga MPB për hulumtimin në terren dhe katër persona nga Kryqi i Kuq janë dërguar në Shqipëri.
Ekipi është i koordinuar nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim, e cila njoftoi se do t’i ndërmarrë të gjithë përgatitjet e nevojshme të organizimit për dërgimin e ndihmës në Shqipëri.
Përveç ekipit, DMSH dërgoi edhe 11 automjete me pajisje të specializuara dhe pastrim të terrenit.
Drejtori i DMSH, Adnan Xhaferoski ngushëlloi viktimat nga tërmeti në Shqipëri dhe siç thuhet në njoftim, gjatë gjithë ditës ka qenë në kontakt me institucionet që janë ofruar për ndihmë.
Takimi me ambasadorin amerikan në NATO, Kurti: Bashkëpunimi ...
Portland e 76sers barazojnë serinë, LA Lakers shënon fitoren...
Shënohet Dita Ndërkombëtare e Tokës
Rama ndan pamje nga punimet në rrugën Fier–Kthesa e Patosit–...
Kush do të kompensohet nga pasaktësitë në njehsorët elektrik...
“Irani në kolaps financiar”/ Trump: Janë të dëshpëruar që Ho...