Presidenti amerikan, Donald Trump ka përsëritur pretendimin e tij se Teherani është i dëshpëruar që Ngushtica e Hormuzit të rihapet.
Në një postim në Truth Social, disa orë pasi njoftoi se armëpushimi fillestar dyjavor do të zgjatet dhe këmbënguli që ngushtica ishte “plotësisht e bllokuar”, Trump tha se Irani është në kolaps financiar” dhe “vuan nga mungesa e parave”.
“Irani është në kolaps financiar! Ata duan që Ngushtica e Hormuzit të hapet menjëherë – Po humbasin para! Po humbasin 500 milionë dollarë në ditë. Ushtria dhe policia ankohen se nuk po paguhen. SOS!!!”, shkruan Trump.

Trump njoftoi mbrëmjen e së martës se Shtetet e Bashkuara po shtyjnë afatin e përfundimit të një marrëveshje armëpushimi dy javore të arritur me Iranin, duke shmangur kështu përkohësisht sulmet e Shteteve të Bashkuara mbi këtë shtet.
Kreu i Shtëpisë së Bardhë deklaroi se mori një vendim të tillë pas kërkesës së Pakistanit, vendit që po organizon bisedimet mes palëve.
Njoftimi për një zgjatje të armëpushimit vjen pasi Irani nuk pranoi të kthehej në tryezën e bisedimeve në Islamabad, kryeqytetin e Pakistanit duke bërë kështu që edhe delegacioni Amerikan të anulonte udhëtimin e tyre drejt shtetit negociator./abcnews.al
Abdixhiku nis përgatitjet për zgjedhjet e reja, planifikon t...
Vinicius po “paguan faturën” nga tifozët në R...
Ambasadori i Luksemburgut: Investimi në Kardiologji në QKUK ...
“Zgjedhjet nuk janë zgjidhje”, Kurti për opozitë...
Kurti komenton deklaratën e Gecit për burgim të përjeshtëm p...
Përurohet transformimi i Klinikës së Kardiologjisë në QKUK