Dita e Tokës është vendosur në datën 22 prill të vitin 1970. Në këtë datë 20 milionë amerikanë morën pjesë në demonstratën mjedisore nga më spektakolaret që u quajt “Dita e Tokës”.
Më 22 prill, në mbarë botën, dashamirëse të mjedisit organizohen një varg aktivitetesh për të mirën e mjedisit dhe njeriut, si aktivitete pastrimi, gjelbërimi, pyllëzimi, manifestime në formë protestash, ekspozita, koncerte, vizita, peticione, orë edukative me nxënës, etj.
Që nga viti 1990, kjo datë u miratua edhe nga grupet mjedisore në mbarë botën. Në vitin 1992, OKB-ja organizoi Samitin e Tokës në Rio de Zhaneiro (Brazil), duke i dhënë një shtysë tjetër kësaj fushate, ndërsa në vitin 2009, e shpalli zyrtarisht këtë ditë me një rezolutë të veçantë.
Planeti humb çdo vit rreth 10 milionë hektarë pyje, ndërsa afro 8 milionë ton plastikë përfundojnë në oqeane. Në të njëjtën kohë, temperatura globale është rritur me rreth 1.1°C që nga epoka para-industriale, duke ndikuar drejtpërdrejt në biodiversitet, ku mbi 1 milion specie janë aktualisht në rrezik zhdukjeje.
Me rastin e kësaj dite zhvillohen disa aktivitete, si ai për pemësh, pastrim të mjedisit dhe fushata ndërgjegjësuese.
“Ndjesë se nuk jam veshur aq zyrtar sa ti”, batuta mes Ramës...
Ambasadori i Luksemburgut kritikon mediat pasi kryeministri ...
Kryeministri i ri hungarez, Magyar pritet të betohet më 9 ma...
Trump: Irani “po shembet financiarisht” nga kriza në Hormuz
Komandantin e KFOR-it: Situata e sigurisë në Kosovë aktualis...
“I ke bë 100 vjet hala pa martu, gru e keqe”- Geci, eskaloi...