Nxënës të disa shkollave të mesme të Tetovës, që kryesisht mësojnë në ndërrimin e dytë, që prej katër ditësh vazhdojnë të bojkotojnë mësimin. Shkak për këtë është vendimi i Ministrisë që orët gjatë muajit të Ramazanit të mos shkurtohen.
Nxënësit kërkojnë që MASH-i t’ua mundësojë që iftarin ta hanë në shtëpi, sepse edhe pasi lëshohen nga mësimi, ata ankohen se nuk kanë me çka të kthehen në shtëpi, ngase transporti publik i nxënësve vjen në orën 19:30. Nxënësve të gjimnazit të Tetovës që mësojnë në ndërrim të dytë me bojkot sot iu bashkuan edhe nxënësit e tjerë të ndërrimit të parë.
“Bojkoti ka vazhduar edhe sot dhe nxënësit kanë vendosur të mos mbajnë orët mësimore sepse na rëndon orari i shkollave. Ne kërkuam që orari i pasdites të na mundësojë agjërimin dhe arritjen në kohë të iftarit, sepse ndërrimi i paradites s`ka problem, dhe ne kuptojmë se me ligj s`kemi të drejtë por duam të na mundësojnë që pjesa e pasdites të arrij iftarin siç edhe ka qenë. Transporti është në 7 e 30 dhe na bie shumë të presim rrugëve dhe nuk është e hijshme kjo. Kërkojmë nga ministria të na kuptojë këtë muaj dhe të na bëjë orarin më fleksibël”, tha Olti Rexhepi, përfaqësues i Unionit të Nxënësve të Gjimnazit të Tetovës.
“Kërkesa jonë është që orari të vazhdojë siç ishte dy javët e para, sepse me orar të rregullt procesi mësimor nuk do ketë efekt dhe për ndërrimin e pasdites është shumë më i rënduar s’ka ku çel iftar ndërsa nëpër shkolla s’mundemi”, u shpreh një nxënës.
“Ne jetojmë në shtet demokratik dhe e drejta jonë për iftarin nuk meriton të vendoset nga ministria. Ne besojmë se ky bojkot qëndron sepse na kanë marrë të drejtën për të hangër iftar si një e drejtë fetare që ne patjetër e kemi ta fitojmë, sepse jetojmë në shtet demokratik”, tha një tjetër nxënës. /Alsat
Trump drejtuar Marinës Amerikane: Qëlloni çdo anije që vendo...
E premtja ditë zie në Kosovë
Haxhiu për ndarjen nga jeta të Qosjes: Ishte hero i mendjes ...
BE miraton kredinë 90 mld euro për Ukrainën pas heqjes së ve...
IPK rekomandon suspendimin e një polici trafiku në Prishtinë
“Për ne, ai ka qenë gjithmonë hero”: Jeta e Afrim Bunjakut n...